Veliaj: Mbyllja e basteve, ndihmë për ekonominë e familjeve
23/10/2018 17:58
Pasditen e së martës, Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, zhvilloi një dëgjesë me qytetarët në Njësinë numër 3 në qytet.
Në këtë takim, Veliaj foli edhe për mbylljen e lojërave të fatit, duke thënë se kjo do të bëjë që paratë të mbeten te qytetarët dhe të mos përfundojnë në kompanitë e basteve.
Veliaj nuk la pa përmendur edhe këshilltarët e bashkisë të Partisë Demokratike, duke thënë se nuk vijnë fare në punë që të zbatojnë detyrimet e të votojnë nismat.
Sipas Veliajt, ata vetëm shpifin, por tashmë do të përfundojnë në gjykatë e lekët e dëmshpërblimit do të shkojnë për arsimin.
Top Channel