Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO merr vendimin, shpallen fajtorë 14 shqiptarë, mes tyre dhe ata që nuk jetojnë më
Sherri që shpërtheu në parket, në sfidën mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets në NBA, nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e kampionatit më të bukur të basketbollit në botë.
Këta të fundit, mbrëmjen e së hënës morën masat disiplinore në drejtim të lojtarëve që u bënë protagonistë negative të asaj ndeshjeje, që ishin Brandon Ingram e Rajon Rondo për LA Lakers, si dhe Chris Paul për Houston.
Ai që e pësoi më rëndë prej tyre ishte pikërisht Ingram, që u dënua me 4 sfida pezullim për rritje të tensionit në parket, teksa goditi me grusht në drejtim të Paul, ndërkohë që iu afrua kërcënueshëm arbitrit, si dhe shtyu edhe James Harden.
Rajon Rondo u dënua me 3 përballje pezullim, pasi pështyu dhe goditi me grushte Paul, me këtë të fundit që u pezullua për dy sfida, pasi vuri gishtin në sy dhe dorën në fytyrën e Rondos, si dhe për goditje me grushte.
Ndëshkimet e dhëna padyshim që kanë efekt edhe te pagesat e lojtarëve. Kështu, Ingram do të paguajë 158 mijë dollarë për 4 ndeshjet pezullim; Rondo do të paguajë 186 mijë dollarë; ndërkohë që gjobën më të majme do ta paguajë Chris Paul, edhe pse ai u pezullua me dy ndeshje, pasi shifra që ai do të paguajë është 491 mijë dollarë.
Top Channel