Droga, korrupsioni dhe skema e tjetërsimit të tokave do të gjykohen si një histori e pandarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila do të vlerësojë kushtet si u arrestuan dy ish-deputetët.

Në të njëjtën dosje janë edhe ish-policë që njoftonin kriminelët dhe favorizonin personat e inkriminuar për të dalë jashtë vendit si edhe grupin Avdylaj. Edhe pse me episode të veçuara, ajo që i bashkon të gjithë të arrestuarit e mega-operacionit “Vol-vo 4” është grupi i Shijakut që mban mbiemrin e fisit Avdylaj.

Hetimi për grupin Avdylaj nisën në fillim të shkurtit 2017, atëherë kur në total u kapën dy tonë drogë dhe kur u arrestuan dy persona. Nga përgjimet rezulton se ata anulojnë itinerarin e mjetit lundrues nga Lezha duke e ngarkuar në një karroatrec dhe duke e transportuar në Fier nga dhe u nis ngarkesa.

Përgjimet telefonike tregojnë se dy anëtarë të grupit, Asmer Bilali dhe Luan Boca porosisin 30 pëllumba, që në fakt, ishte ngarkesa e lëndës narkotike, e gjitha kjo ndodh për një sasi të konsiderueshme eurosh.

Por personi ndërlidhës që zbuloi se baza e grupit është Shijaku, është shtetasi Abedin Petro Kuçi , i cili në komunikimet me Hajri Seferin shfaqen duke gjetur dhe porositur ngarkesa droge.

Abedin Petro Kuçi është i afërm i Klement Balilit. Se si kryhej porosia, Prokuroria referon njërin nga mesazhet e dërguara në telefonin e Alehandros, që është djali i Abedin Kuçit.

Gjatë përgjimeve intensive, Policia e Shtetit vendos të përgjojë grupin me një pajisje speciale që quhet “Peak auto”, që ju është vendosur anëtarëve në automjet ku ata flasin për pazare droge.

Lexim, por më pas, njëri nga oficerët e policisë e ka informuar grupin për këtë pajisje çka ka sjellë edhe deaktivizimin e saj.

Përgjimet zbulojnë implikimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe familjarëve të tij.

Përfitimi i tokave në ishull Lezhë dhe në Malin e Rrencit nga familja Ndoka ka dyshime se është kryer sipas skemës së akt-dhurimeve fiktive nga banorë të zonës që nuk kishin informacion për pronësinë e trojeve. Në disa raste, këto prona shkëmbeheshin me apartamente banimi dhe ndere ndaj zyrtarëve. Familja Ndoka ka rënë në grackën e ligjit për shkak të përgjimeve që po kryheshin ndaj Astrit Avdylit dhe Altin Avdylit për sa kohë njëri prej tyre, Gjevi Ndoka, dyshohej se kishte lidhje me grupin për trafik droge.

Për laboratorin e drogës, Prokuroria thotë se Admir Hoxha i mori turqit dhe i dërgoi në laborator, ndërsa me ta ishin edhe katër kosovarë që kanë sjellë lëndën e parë, ndërsa ambienti ishte përgatitur ndërkohë nga biznesmeni.

Për këtë arsye janë në kërkim dy ekspertët e heroinës, Iskandër Sale dhe Nejdet Cesurogulu.

Nga ana tjetër, ish-drejtori i burgjeve Çuko është tradhtuar nga komunikimi telefonik i shoferit të tij që bën pazare me një anëtar të grupit Avdylaj për të transferuar një të dënuar, një veprim i cili nuk është kryer pavarësisht se grupi dyshohet të ketë paguar 3 mijë euro dhe një automjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA