24/11 08:35
Conor McGregor ka pranuar se ka bërë shumë gabime në ndeshjen ku u detyrua t’i dorëzohej Khabib Nurmagomedov më 6 tetor, pavarësisht pritshmërive.
Në një postim në “Instagram”, ai i bëri një analizë humbjes, duke shkruar se ka gabuar shumë, madje shkruan se nuk është përgatitur si duhet për këtë takim.
McGregor shkruan ndër të tjerë, se pavarësisht se Khabib ishte superior, ai arriti të fitojë 2 raunde, të parin dhe të tretin.
Pavarësisht se Conor McGregor u tregua tejet inferior ndaj Khabib Nurmagomedov, ai thotë se është i gatshëm të ndeshet menjëherë me të për revansh nëse do t’i jepej kjo mundësi dhe do të kthehej triumfues.
Top Channel