Bardhyl Kaçorri do jetë drejtuesi i e ri të policisë se burgjeve, i cili do të zëvendësojë Enrik Sulemajnin i shkarkuar pas përplasjeve për transferimin e Ervis Martinaj në spitalin e burgut. Në prezantimin e drejtorit të ri, Kryeministri bëri një paralajmërim për të gjithë drejtuesit e institucioneve të cilët bashkëpunojnë me krimin.

“Kush bashkëpunon me element kriminal duke vënë në pikëpyetje integritetin e institucionit do të ndëshkohet pa asnjë rezervë”, tha Rama.

Edi Rama bëri publike paketën e re të masave për sistemin penitenciar në vend, e cila nis me kategorizimin e burgjeve në bazë të kritereve të rrezikshmërisë për të burgosurit. “Kategorizimin në funksion të izolimit të profileve të larta kriminale”, tha Kryeministri.

Në 24 institucionet e vuajtjes së dënimit do të instalohen pajisje të cilat bllokojnë kontaktet brenda dhe jashtë burgut.

“Sistem të sigurt telefonik nën administrimin me rregullore preçise dhe nën syrin e kamerave 24 orë që do vendosen fillimisht në burgun 313”, tha Rama.

Në burgjet e sigurisë së lartë, kamerat do të vrojtohen jo vetëm nga drejtoria e burgjeve, por edhe nga operacioni forca e ligjit, paralajmëroi kryeministri.

“Dy salla monitorimi 24 orë që askush të mos fshihet poshtë batanijes”, u shpreh Rama.

Masat parashikojnë edhe mbylljen e kafeneve dhe bareve të administruara nga jashtë, të cilat sipas kryeministrit janë kthyer në pika të shpërndarjes së telefonave apo lëndëve narkotike.

Krahas masave shtrënguese, kryeministri lajmëroi edhe rritjen e pagave për policinë e burgjeve në buxhetin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA