Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë e planifikuar disa ditë para se të ndodhte.

Kështu është shprehur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa ka mbajtur një fjalim përpara deputetëve të partisë së tij në pushtet.

Ai tha se Turqia ka prova të forta se Khashoggi ka vdekur si pasojë e një “vrasjeje të paramenduar dhe të brutale”, në Konsullatën saudite në Stamboll, më dy tetor.

  Vrasja e gazetarit saudit, Erdogan: Do të tregoj të vërtetën “lakuriqe”

Ai bëri thirrje gjithashtu që të dyshuarit të gjykohen në Stamboll, e jo në Arabinë Saudite. Ndërkohë që prej sauditëve kërkoi përgjigje ndaj pyetjeve mbi vendndodhjen e trupit të pajetë të Khashoggit dhe se kush e urdhëroi operacionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA