A ka ndryshuar mënyra e shprehjes së afeksionit mes Princit William e Kate Middleton?

23/10/2018 13:31

Kanë kaluar  gjashtë muaj të qetë për Dukën dhe Dukeshën eCambridge që nga ardhja në jetë e fëmijës së tyre të tretë, Princit Louis, e tashmë çifti ka rifilluar detyrat e përbashkëta mbretërore.

Princi William dhe Kate Middleton janë dukshëm më të prekshëm në publik, sikurse dhe në dasmën e ëmbël, atë të Princeshës Eugenie, me mbajtjen e dorës së njëri-tjetrit, duke shuar dyshimet e mëparëshme se afeksioni mes tyre ishte zbehur.

Thënë ndryshe nga ekspertja e gjuhës së trupit Judi James për “The Mirror”, ky mund të jetë një sinjal se janë më të angazhuar si prindër, por edhe mund të jetë sfumuar edhe nga shfaqjet shumë prekëse nga Harry dhe Meghan.

Gjithashtu, Victoria Arbiter, komentatorja e familjes mbretërore, shpjegoi se ndryshimi në sjelljen publike midis William e Catherine dhe Harry e Meghan, ka gjasa që ka të bëjë më shumë me rolet e tyre mbretërore, sesa me statusin e marrëdhënieve të tyre.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA