Dikur njerëzit silleshin me forcë në kampin e internimit në Torovicë, ndërsa sot banorët e varfër nga veriu e kanë zgjedhur atë si strehë të tyren, raporton radio gjermane, Deutsche Welle (DW) në një material të shoqëruar me fotografi.

Më shumë se 100 000 shqiptarë u ekzekutuan, u burgosën ose u dërguan në kampe internimi gjatë regjimit 45-vjeçar komunist.

Në raportin e fundit në lidhje me prodhimin e brendshëm për frymë të publikuar nga Eurostat thuhet se Shqipëria vijon të jëtë vendi më i varfër në Europë.

Duke iu referuar këtij raporti, Shqipëria për vitin 2013 është në vendin e fundit në këtë renditje. Shqipëria është shumë më poshtë se mesatarja europiane.

Me ardhjen e dimrit të jetosh në këto kushte bëhet akoma më e vështirë. Por familjet që kanë gjetur strehë në ish-kampin e internimit të Torovicës s’kanë rrugë tjetër e kjo mbetet e vetmja alternativë mbijetese.

73 vjeçari Preng Sherri, përpiqet të rregullojë tualetin e tij në shtëpinë pothuajse të shkatërruar. Në fillim të viteve’ 90, kolapsi i fermave dhe i kompanive shtetërore, çuan në rritjen e varfërisë. Shumë familje i siguronin të ardhura vetëm nga pjestarët e familjes që punonin jashtë vendit.

Dile Sherri ,74 vjeç, ndjez zjarrin në shtëpinë e saj. Ajo thotë se shpresat e tyre për një jetë më të mirë kanë marrë fund dhe e konsiderojnë veten sikur jetojnë ende në një kamp internimi, të papunë dhe me shumë vështirësi arrijnë t’ia dalin deri në fund të muajit.

Situata e varfërisë është më e rëndë në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT për vitin 2012, 15,3% e popullsisë së zonave malore jetojnë në varfëri, ndërsa 1,3% në varfëri ekstreme. Ndërkohë që në rang kombëtar 14,3% jetojnë në varfëri, ndërsa 2,2% e popullsisë së Shqipërisë jeton në varfëri ekstreme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA