TopAwards/ Ndryshon vendi i parë, Tayna ka dy vendet e tjera të “Top 3”

22/10/2018 17:09

Surprizues ka ardhur edhe këtë javë klasifikimi i 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Tayna, e cila prej dy javësh mbante vendin e pare me “Doruntina”, është përballur me fansat e zjarrtë të dyshes së talentuar Majk dhe Yll Limani, të cilët kanë bërë të pamundurën që projekti i tyre muzikor “Krejt ti fala” të zërë kreun e listës.

Në fakt një “luftë” e heshtur ka nisur mes këtyre dy projekteve muzikore pasi në një sondazh të kryer në rrjetet sociale të “Top Awards” lidhur me hitin e këtij sezoni, kanë qënë pikërisht këto dy këngë që janë votuar më shumë nga ana e publikut.

Ndërkohë që “Doruntina” është zhvendosur në vendin dytë, Tayna vazhdon të jetë tepër e fuqishme në klasifikimin e kësaj jave, duke qëndruar në zonën e nxehtë të renditjes. “Columbiana”, bashkëpunimi i saj me Don Phenom mban vendin e tretë, duke u ngjitur me 5 pozicione nga java e kaluar, edhe pse ka 20 javë në listë. Por fansat e Tayna-s nuk janë ndalur, ata kanë votuar pafund këngëtaren e tyre të preferuar, pasi kënga e saj “Shqipe” është ngjitur me 5 vende këtë javë, duke u pozicinuar në vendin e 4-t.

Prurjet e reja nuk kanë munguar as këtë javë në “The Top List”. Reth tre këngë të reja janë bërë pjesë e listës, ku një ndër to, Arissa me këngën “Emrin Tim” është rendur mjaft mirë, pikërisht në vendin e 5-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA