Jemi mësuar tashmë që shpesh këngë të reja të marrin xhiron e rrjetit nëpërmjet platformës YouTube dhe të shpërndahen në të gjithë botën.
Kohët e fundit kanë qenë edhe këngët e artistëve tanë që kanë kryesuar në listat e shikueshmërisë (trending) në vende të ndryshme, duke bërë që këta këngëtarë të bëhen jo vetëm të famshëm por edhe të përfitojnë ekonomikisht nga klikimet e shumta në YouTube.
Por nuk e kishim menduar asnjëherë që do të ishte pikërisht një emision shqiptar që do të kishte po të njëjtin “fat” përsa i përket shpërndarjes në YouTube.
Ka qenë emisioni i transmetuar të shtunën që lamë pas në Top Channel, “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën që momentalisht është në vendin e 43-të të videove më të klikuara në Gjermani, në vendin e 37-të në Itali, në vendin e tretë në Maqedoni dhe në vendin e parë në Shqipëri.
Episodi i plotë: Shiko kush LUAN 2, 20 Tetor 2018, Entertainment Show
Top Channel