Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në një takim me maturantët ekselentë, deklaroi se “10 programe po mbyllen në Gjirokaster, por hapen më shume se aq”.
“49 programe 2-vjeçare u hapën për herë të parë, 1600 studentë të regjistruar. Në Universitetin e Elbasanit rrezikohen 9 programe. Në një mesatare në 4 vite, mbi 49% e këtyre studentëve ngelin në mësuesi. Ne nuk duhet të mbyllim sytë dhe të gënjejmë. Edhe në Universitetin e Elbasanit kemi mundësuar programe 2-vjeçare që të kemi studentë të rinj më të aftësuar”, tha Nikolla.
Në lidhje me cilësinë e mësuesve të ardhshëm, ministra tha: “Sot sistemi ynë nuk ka mundësi për të blerë diploma. Në 2014 kishim 2760 mësues të diplomuar nga sistemi “part time”, që shpenzonte para për të formuar cilësi të ulët të mësuesve. Portali “Mësues për Shqipërinë” largoi politikën nga punësimi dhe ishte diga e fortë që ngritëm që mësuesit e dobët të mos mësojnë fëmijët e shqiptarëve”.
Top Channel