Bukuria e Kim Kardashian ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Me flokët e saj të përkryer, të qënit glamur, Kim për gati dy dekada na tregon se cili është sekreti i bukurisë.

Nuk vjen si befasi fakti që ajo përfundoi duke lançuar një markë kozmetike, “Beauty KKW” dhe një linjë parfumi të quajtur “KKW Fragrance”.

Nëna e tre fëmijëve mbushi 38 vjeç  të dielën dhe kjo është një arsye e mirë për të bërë një xhiro në korridorin e të shkuarës.

Nga imazhi i saj i konturuar në detaj, deri në pamjen e saj më minimale, Kim  nuk është e turpshme kur vjen puna për të eksperimentuar me flokët dhe modën.

Me ndihmën e parukierit të saj Chris Appleton dhe artistit të kozmetikës, Mario Dedivanoviç, pamja e saj ka evoluar gjatë viteve, por megjithatë, ajo gjithmonë godet.

Ja pamjet më të paharrueshme të Kim Kardashian në foto-galerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
4/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA