23/11 22:09
Mauro Icardi, kapiteni zikaltër, rezultoi njeriu i ndeshjes së debrit një natë më parë, ku Interi triumfoi me golin e tij ndaj Milanit.
Entuziazmi ishte i madh pas takimit te të gjithë interistët, por ajo që ra më shumë në sy ishte Ëanda Nara, bashkëshortja e lojtarit.
Bashkëshortit dhe njëkohësisht klienti i saj, Mauro Icardi, i dhuroi kënaqësi pa fund me golin e realizuar me kokë në minutat shtesë, por jo vetëm.
Maurito, sapo kryesori vërshëlleu për fundin e sfidës, vrapoi të përqafonte pikërisht Wandan, duke i dhuruar një puthje të zjarrtë. Bukuroshja argjentinase, në fakt, nuk i përmbajti lotët në momentin e golit, arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar.
Top Channel