Fusha e mbetjeve në hyrje të Fierit, në Sheq, ka bërë që nga kjo zonë të largohen edhe banorët. Për shkak se ajo sa vjen dhe zgjerohet, banorët e tjerë jetojnë mes ndotjes.
Gjendja në fushën e mbetjeve në Sheqan të Fierit degradon dita-ditës. Deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj bombe ekologjike, ndërkohë që zona me mbetje vazhdon të zgjerohet duke iu afruar shtëpive të banuara.
Era e rëndë në fushën e mbetjeve në hyrje të Fierit, ka bërë që disa familje të braktisin shtëpitë e tyre dy apo tre katëshe dhe të ikin diku tjetër, por ka të tjerë që vazhdojnë të jetojnë.
Fusha e Sheqit ndodhet 500 metra nga hyrja e qytetit të Fierit. Aty mbetjet hidhen të patrajtuara. Në verë mbetjet digjen, ndërsa në dimër shkaktohet ndotje të madhe në ujërat mbitokësore që shkarkohen në det.
Top Channel