Që ditën kur në media u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”.

Ndër emrat që lakohen është dhe ai i Edison Kuranit, drejtues i agjencisë Noa.al, i cili mohon publikisht të ketë marrë para nga shteti fqinj për shkrime pro greke në portalin që drejton prej vitesh.

“Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore që s’kam marrë asnjë financim nga Greqia”, shprehet Edison Kurani, drejtues i noa.al.

Edison Kurani, rreshtohet në krahun e drejtuesve te portaleve të cilët kërkojnë transparencë dhe publikimin e emrave, por ka një sugjerim:

“Të bëhet kujdes se mos të ndodhë si me NOA-n që u dëmtua, se pastaj ndikon edhe tek besueshmëria”, thotë Kurani.

Në kërkesën e publikimit të emrave, Mentor Nazarko rendit edhe një tjetër rrezik.

“Rrezikon cënimin e lirisë”, thotë Mentor Nazarko nga konica.al.

Ai thotë se ndikimi grek në Shqipëri nuk është lajm i ri. Nazarko flet për dy axhenda të shtetit fqinj tek ne, ekonomike dhe kulturore.

Lajmi i ditëve të fundit i dha jehonë debatit nëse pas vetting-ut në drejtësi dhe një të munduri në politikë, a duhet t’i nënshtrohet vetting-ut edhe media?

“Për mua, ligjet janë dhe mjafton. Pse jo dhe vetting”, thotë Nazarko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA