Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është emergjente, pasi atje derdhen edh ujërat e zeza, qe rrezikojnë florën dhe faunën.
Thatësira dhe temperaturat e larta, të pazakonta për stinën e vjeshtës kanë krijuar situatë alarmante në lumin Buna në Shkodër, i cili sot ngjan me një moçal. Edhe më e rëndë paraqitet situata me mbeturinat që kanë dalë në sipërfaqe nga tërheqja e ujit. Si të mos mjaftonte, ujërat e zeza që derdhen në Bunë rrezikojnë seriozisht florën dhe faunën e këtij ekosistemi.
Anne-Sophie Pellier, eksperte ndërkombëtare mjedisore shprehet se gjendja është emergjente..
“ Mjafton një shikim I lirë për të parë se si është situata e mbeturinave në Bunë. Ne jemi duke zbatuar një projekt që ka si qëllim ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të këtij ekosistemi dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen e tij”, shprehet ajo.
Për sa kohë nuk do ketë një studim të mirëfilltë për shtratin e Bunës dhe një ndërgjegjësim qytetar, jeta e këtij ekosistemi do vijojë të jetë e rrezikuar.
Top Channel