Zaimina Vasjari në “Shiko kush Luan”: Do ta falja tradhtinë!

20/10/2018 22:22

Tashmë dihet që e shtuna mbrëma është padyshim e rezervuar me Luana Vjollcën. Programi popullor i fundjavës, “Shiko kush luan”, vjen edhe këtë të shtunë plot argëtim e surpriza.

Në videon e postuar në Instagram, moderatorja Luana Vjollca na ka zbuluar dhe të ftuarit e kësaj puntate të cilët janë Ermal Mamaqi, Robert Berisha, Zaimina Vasjari, Ronela Hajati dhe Genc Salihu.

E me aq sa mund të kuptojmë nga spoti promovues, do të ketë të qeshura pafund.

Por ajo që n’a bie në sy është deklarata e Zamina Vasjarit, ku shprehet se t’ia falte tradhëtinë bashkëshortit të saj.

Nuk e dimë ende në cilat rrethana është gjendur ajo për të dhënë këtë përgjigje, por për të mësuar më shumë, duhet të presim deri në orën 21:00 për të parë “Shiko kush luan”.

  Shiko Kush LUAN, të shtunën ora 21:00, në Top Channel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA