Si çdo të shtunë, mbrëmja e sotme tek “Shiko kush Luan”, nën moderimin e Luana Vjollcës solli shumë të qeshura dhe surpriza.
Padyshim një ndër lojrat më argëtuese është ajo “Shiko kush përgjigjet”, ku dy lojtarë nga skuadrat kundërshtare, duhet të përgjigjen sa më parë duke shtypur pulsantin, për të fituar pikët në favor të tyre.
Në këtë sfidë u ulen përballë njëra tjetrës këngëtaret Zaimina Vasjari dhe Ronela Hajati.
Edhe pse “kundër” njëra tjetrës, në njërën prej pyetje, vajzat ranë totalisht dakord.
Në pyetjen e drejtuar nga Luana Vjollca se “Cila është vajza e “showbiz”-it shqiptar që meriton një dhjetë të plotë?”, përgjigja ishte e menjëhershme nga Zaimina, e cila shtypi pulsantin e para: Luana Vjollca.
Moderatorja e kaloi këtë moment duke qeshur, por nuk mungoi reagimi nga ana e Ronelës, e cila aprovoi përgjigjen e Zaiminës duke treguar se Luana Vjollca ishte edhe zgjedhja e saj.
Top Channel