Goli i Ross Barkley në minutën e 96 në ndeshjen Chelsea-Manchester United u festua në mënyrë të tepruar nga Marco Ianni, i cili iu afrua Jose Mourinhos me grushtin lart duke i dedikuar festën e golit.

Kjo gjë acaroi tej mase trajnerin e United, i cili reagoi duke u sulur në drejtim të asistentit të Maurizio Sarrit, duke “nxjerrë luanin” që ka brenda.

Ishte ndërhyrja e stafeve përkatëse që shmangu një konfrontim fizik.

Më pas, kur tifozët e Chelsea po e shanin në kor, Mourinho i tregoi 3 gishtat, duke i kujtuar atyre se nën drejtimin e tij, ekipi londinez fitoi 3 tituj kampion.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel