
24/05 15:52
Barcelona kthehet të kryesojë kampionatin spanjoll pasi mundi 4-2 Sevillan, por gëzimi i katalanasve u prish nga dëmtimi i Leo Messit, i cili u largua pas një çerek ore lojë, por pasi kishte vënë në rrugë të drejtë ndeshjen.
Messi u dëmtua në bërryl dhe është e sigurtë, sipas mediave spanjolle, mungesa e tij ndaj Interit, ndërsa është në dyshim të fortë për Klasiken ndaj Realit.
Përsa i përket ndeshjes, Coutinho, Messi, Suarez (penallti) dhe Rakitic shënuan golat e Barçës, ndërsa për miqtë gjetën rrjetën Sarabia dhe Muriel.
Top Channel