Kantautori nga Prishtina, Shpat Deda u ndal për koncertin e radhës në Kalanë e Gjirokastrës. Turi që feston 10-vjetorin e karrierës së tij si këngëtar do të përshkojë plot 10 qytete.

Koncerti, ku morën pjesë qindra fansa, u mbajt në Galerinë e Topave në një mjedis unik akustik. Deda solli disa nga krijimet më të bukura të repertorit të tij, përfshi një nga hitet dhe krijimet e tij të para, këngën “Ëndërroj”.

Shpat Deda ishte ende student në Bullgari, kur përqafoi muzikën “pop” dhe interpretimin në kitarë. Ai u bë pjesë e grupit muzikor “Quiet Hours” dhe më pas muzika e tij u prezantua për publikun e gjerë shqiptar në emisionin “Unplagged” në Top Channel.

Fituesi i disa festivaleve rinore është një prej artistëve më të dashur të muzikës “pop” në Kosovë.

Në shtator të këtij viti, zëri i tij ishte pjesë e grupit të artistëve Elida Duni, Eda Zari, Linda Rukaj e Vlashent Sata, që publikuan së bashku videoklipin “Lum, lum i lirë”, pjesë e një fushate kombëtare për mbrojtjen e lumenjve nga shkatërrimi dhe digat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA