Çfarë ndodh brenda një kuzhine kur ne presim porosinë të qetë në restorant? Këtë do ta zbulojmë në Hell’s Kitchen. Formati më i suksesshëm Reality i kuzhinës në botë vjen për herë të parë në Shqipëri.
Program i krijuar nga Cedi Gordon Ramsey, i nominuar tre herë për çmimet Emmy Awards, vjen si patentë e blerë në ekranin e Top Channel, me Renato Mekollin.
“Ishte një format që unë kisha kohë që doja ta sillja në Shqipëri, sepse njerëzit duhet të shohin se cfarë ndodh realisht brenda në një kuzhinë, në një restorant. Pse ndodhin gabimet? Pse njerëzit janë të pakënaqur? Pse largohen nga restoranti? Pse bërtet shefi? Gabimet që janë të pafalshme brenda në kuzhinë dhe ne duhet të reagojmë në mënyrën më të keqe ndonjëherë, por që nuk e kontrollojmë dot veten sepse është momenti dhe tensioni i punës që ty nuk të lejon diçka të tillë”, tha Renato Mekolli.
Ky format i patentuar është realizuar në 25 vende të botës me mbi 50 sezone. Duke shënuar rekorde në audiencë.
Janë 12 konkurrentë që do të jetojnë dhe luftojnë së bashku për të arritur në finale. Duke pasur edhe dënime ekstreme për humbësit.
“Është i ndarë në dy skuadra, blu dhe e kuqe dhe femra meshkuj. E bukura e kësaj është që ata jetojnë në një shtëpi, punojnë të gjithë bashkë, japin maksimumin e tyre, por diçka nuk shkon mirë brenda në kuzhinë. Dhe ajo që nuk shkon mirë, do të duket në kamera”, tregon Renato Mekolli.
E ndërkohë që promo na ka përgatitur pak për atë që do të shohim cdo të premte në orën 21:00 në Top Channel, një pyetje është ngritur pothuajse nga të gjithë. Përse bërtet shef Renato?
“Përse klientët po bëjnë vërejtje. Nëse ti ke një sallatë që nuk është larë, do ta haje? Jo. Atëherë shefi çfarë bën, do fillojë të bërtasë. Është sekondë që t’i nuk e menaxhon dot situatën. Duhet të jesh shumë i ashpër dhe shumë i drejtpërdrejtë”, sqaron Renato Mekolli.
Top Channel