Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se thirrja e SHBA-ve për të tërhequr misionin e OKB-s nga Kosova nuk do t’i linte Serbisë rrugë tjetër përveçse të “mbronte” serbët në Kosovë.

Vuçiç nuk specifikoi se çfarë veprimi do të ndërmerrte Serbia në Kosovë, por kërcënimi i nënkuptuar erdhi pas thirrjes së ambasadores të SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, e cila kërkoi zhvillimin e një “strategjie daljeje” për misionin e OKB, të njohur si UNMIK.

Vuçiç thotë se largimi i UNMIK dhe formimi i ushtrisë së Kosovës nuk do t’i linte rrugë tjetër Serbisë përveçse “të mbronte popullin e vet”, sipas një njoftimi të AP.

UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndaluar dhunën e ushtrisë serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

 

Top Channel