Ndërsa në Tiranë në teatrin Eksperimental po vijon puna për të vënë në skenë një dramë të një dashurie tragjike me ngjyra nga lindja e largët. Drama titullohet “Tri gratë dhe Misugi”.

Një burrë mes tre letrave të dashurisë, nga tre personazhe të ndryshme të vendosur në një trekëndësh tragjik dashurie. Ky është Misugi, me tri gratë e tij që ne pritet të zbulojmë në strukturën e dramës së një dashurie tragjike, pikërisht këtu në Teatrin Eksperimental, duke na sjellë edhe shijen e orientit të largët.

“Vepra ka katër personazhe, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër dublohen nga personazhet e Inouas dhe personazhet që unë kam zgjedhur për ta treguar këtë dramë tragjike dashurie të shkruar nga Inoue”, u shpreh Suela Bako, regjisore.

Në një shfaqje të konceptuar si teatër brenda teatrit, përmes distancimit ne interval mes monologjeve zbërthejmë marrëdhënien njerëzore aktor-regjisor me kompleksitetin e saj, e cila shkon ne rrafsh paralel me rrëfimin e personazheve të Inoues.

“Ne perëndimorët gruan japoneze e njohim si një grua që është e mbyllur. Që nuk flet, është e heshtur, ecën me hapa të vogla, nuk ndihet. Kurse mënyra se si i ka trajtuar Inoue këto gra, ka qenë për epokën kur është shkruajtur, por edhe sot e kësaj dite një gjë shumë moderne”, tha Romir Zalla.

Sela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj sjellin kështu ngjyrimin e orientit të largët me “Tri gratë dhe Misugi”.

“Kemi në dorë vërtet një shfaqe shumë të mirë”, vë në dukje Anila Muçaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA