NBA, fiton San Antonio, humbet Cleveland

18/10/2018 14:31

San Antonio Spurs e nis mjaft mirë sezonin e ri në kampionatin e NBA, skuadra teksane që tashmë nuk e ka më treshen e famshme Duncan-Parker-Ginobili, mundi Minnesotën me rezultatin 112-108.

Perioda e parë shkoi në favor të Spurs që e mbylli atë 31-23, por dy periodat e radhës ishin në favor të Minnesotës që mori kryesimin e ndeshjes. në këtë pikë vendimtar u bë 12 minutëshi i fundit i sfidës ku San Antonio u shfaq në gjendje që të rikthente ndeshjen në favorin e tij duke e fituar atë. Shkëlqeu në këtë ndeshje për San Antonion DeRozan me 28 pikë, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe i zakonshmi Aldridge me 21 pikë e 19 topa në tabelë.

Toronto merr në një farë mënyrë revanshin ndaj Cleveland për finalen e konferencës së Lindjes në sezonin e kaluar. skuadra kanadeze fitoi ndaj Cavaliers që nuk ka në radhët e tij LeBron James me rezultatin 116-104. Raptors kontrolloi mjaft mirë ndeshjen të cilën e kryesoi pothuajse gjatë gjithë kohës duke shënuar kështu fitoren e parë në sezonin e rregullt në NBA. Për Cleveland nuk mjaftuan 21 pikët e Kevin Love dhe 17 të Osman për të evituar disfatën.

Në krahun tjetër, Leonard që debutoi me fanellën e Torontos e mbylli sfidën me 24 pikë e 13 topa në tabelë, ndërkohë që shënuesi më i mirë i sfidës ishte Kyle Loëry me 27 pikë të shënuara.

Edhe Houston zhgënjen në ndeshjen e parë të sezonit të ri të NBA. skuadra teksane u mposht nga Nee Orleans me rezultatin 131-112. Skuadra e Pelicans e dominoi krejt takimin dhe ai që spikati në parket ishte Anthony Davis që regjistroi një bilanc me 32 pikë e 16 topa në tabelë, ndërkohë që bëri një paraqitje mjaft të mirë edhe Nicola Mirotic me 30 pikë e 10 topa në tabelë.

Për Houstonin, James Harden shënoi 18 pikë dhe dha 10 assist, ndërsa Tucker e Chris Paul e mbyllën sfidën me 19 pikë secili, shifra këto që nuk e ndihmuan aspak skuadrën e Houston Rockets.

Top Channel