“Besoni te ëndrrat tuaja, shpresoj që një ditë një nga ju të jetë ne vendin tim”, ishte ky mesazhi drejtuar të rinjve nga ylli i ri i Paris Saint Germain dhe përfaqësueses franceze, Kylian Mbappe gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Bondu në qytetin Seine Saint Denis ku u kthye për herë të parë që pas përfundimit të Kupës së Botës.

“Të vij këtu si kampion bote për mua është emocioni dhe dhurata më e mirë që mund të më bëhet”, vijoi Mbappe fjalimin e tij para të rinjve.

Futbollisti 19 vjeçar, ishte i shoqëruar në këtë vizitë të tij në vendlindje edhe nga i ati, Wilfried Mbappe që ka qenë trajner i skuadrës së të rinjve të AS Bondy.

“Kur shohim rininë e Bondy, jemi krenarë për atë që ajo përfaqëson”-tha “ilefries Mbappe- “ne po tregojmë anën më të mirë që qytetit”.

Top Channel