Është qytezë e famshme për plazhistë, me resorte e me turistë të huaj e të pasur, por kohët e fundit është bërë si skenë lufte.

Dy persona u vranë në plazhin Kaleta të Akapulkos, në Meksikë, por ngjarja nuk i shqetësoi klientët e lokalit aq sa për të ndërprerë pijet.

Sigurisht, pati disa që vrapuan në fillim, por brenda pak minutash iu kthyen gjërave që po bënin.

Dhuna në Meksikë ka arritur nivelet më të larta në histori. Javën e shkuar, në Kankunin turistik u vranë 14 veta për 36 orë. Megjithatë, turistët vazhdojnë të vijnë po njësoj si më parë.

Shteti i Meksikës ka nxjerrë ushtarakë të armatosur nëpër plazhe, dhe as pamja e tyre nuk duket se i trazon turistët.

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA