Ankthi që dëmton bizneset/ Dëmi ekonomik që shkaktohet nga abuzimi me shëndetin mendor të punonjësve
28/12 19:52
“Buxheti i vitit 2017 mundësoi arritjen e disa objektivave thelbësorë. Ky vit ishte i pari elektoral parlamentar që shënoi uljen e borxhit publik dhe deficitit”.
Kështu deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kuvend, ditën e enjte.
“Brenda buxhetit 2017 u mundësua një politikë fiskale optimale, me efekt rritjen e punësimit, mbështetjen buxhetore ndaj sektorëve prioritarë, ritmi i rritjes ekonomike vijoi trendin përshpejtues, u ul borxhi dhe mbi të gjitha, u prodhua suficit primar”, shpjegoi Ahmetaj.
“Në 4 vite të kësaj qeverie janë krijuar 35% e vendeve të punës të krijuara në 27 vite tranzicion”, shtoi ministri i Financave.
Top Channel