Pas një dekade, dominimit Ronaldo-Messi në garën për Topin e Artë duket se do t’i vijë fundi. Në Paris në 3 dhjetor me shumë gjasa ai që do të ngrejë trofeun më të lakmuar individual do të jetë një futbollist i përfaqësueses franceze.
Ata që duket se janë më përpara në këtë garë janë pikërisht Antoinne Griezmann dhe Kylian Mbappe, ndërkohë që nuk duhet nënvlerësuar as Luka Modric, fituesi i Çmimit të Lojtarit më të Mirë të FIFA dhe UEFA.
Në fakt në javët e fundit janë rritur ndjeshëm shanset e dy sulmuesve kampionë bote për të fituar Topin e Artë, ku janë 173 gazetarë që votojnë. Nuk është vetëm trofeu i Kupës së botës i fituar ngjatë kësaj verë që i bën këta dy futbollistë pretendentë, por edhe forma e treguar prej tyre në klubet respektive, Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain.
Griezmann ka avantazhin se ka fituar më shumë trofe ndërkombëtarë se Mbappe, Europa league dhe Superkupën Evropiane, ndërsa 19 vjeçari ka statistika fantastike përsa u përket golave të shënuar; 7 gola dhe 3 assist në 10 ndeshje me Paris Saint Germain dhe 9 gola me Francën të gjitha këto vetëm në vitin 2018.
Top Channel