Top Story raporton se qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë së kumarit, arriti në 16 deri në 17 miliardë lekë, ose në mbi 130 milion euro. E ndërsa evazioni fiskal është më i frikshëm. E gjithë kjo para e qarkulluar nga shqiptarët kundrejt lojërave të fatit, fuqinë motorrike e merr nga një sëmundje e shoqërisë: Varësia nga kumari…
E përveç parave që shkojnë në llogaritë e bizesmenëve e që humbin nga xhepat e atyre që lozin kumar, lojërat e fatit prodhojnë një shoqëri të sëmurë. Kosto kjo që paguajnë shqiptarët nga përhapja masive e lojrave të fatit.
Shpëtim Dokasni, mjek adiktolog, e konsideron kumarin si sëmundje patologjike, e cila sjell çrregullime të personalitetit dhe pasoja të rënda në marrdhëniet e një individi me të tjerët.
“Para disa muajsh, OBSH, e ka konsideruar sëmundje patologjike, edhe vartësinë nga lojrat e fatit… hedhja e dopaminës në qarkullim, e cila është baza e eksitacionit, e ekselerancës, dhe pastaj kthehet në crregullime të mëdha sjellore, në crregullime të mëdha të shëndetit mendor… Fillojnë crregullimet e personalitetit. Personi bëhet agresiv, bëhet dhunues, i vështirë në marrëdhënie me familjarët dhe rrethin shoqëror. Bëhet manipulues, bëhet inventues, bëhet jo produktiv sepse përfshihet totalisht, jeton vetëm për të luajtur. Pastaj rëndojnë deri në psikopati që rëndohen nga dita në ditë dhe bëhen një kontigjent i rëndë edhe për tu trajtuar”, thotë për Top Story Shpëtim Doksan, mjek adiktolog.
Personi X, i cili e njeh shumë mirë varësinë nga bixhozi dhe pasojat e saj, shpjegon për Top Story se si përhapja e lojrave të fatit në lagjet e qyteteve ndikojn për keq tek ata që vuajnë nga kjo varësi.
“Është sëmundje dhe për këtu, është sëmundje e rëndë. Sepse këtu janë bërë si kërpudhat. Janë bërë si puna e farmacive, si puna e bareve, si puna e parukerive. Është bërë si kërpurdha. Në cdo cep, po të shkosh në një lagje, nga fillimi i rrugës në fund të rrugës, ti ke 100 lloto”, thotë personazhi X.
Varësia nga bixhozi deri më sot ka rrënuar jetën e mijëra individëve, por në vend që shteti ta kurojë atë, mbi këtë plagë janë bërë dhe po bëhen pazare.
Top Channel