Ervini është psikolog, por një nga pasionet e tij të cilin e ka kthyer në biznes, është rritja e kërmillit.
Këto ditë ai po përgatitet që në fermën e tij në Sukth të Durrësit, të nisë vjeljen e këtij lloji bukatësh. Në fillim eksperimenti i tij dështoi, por pas marrjes së konsulencës nga specialistë italianë, gjithçka po shkon mirë.
Një kërmill do të paktën një vit e 4 muaj të dalë në treg. Në një sezon Ervini nxjerr deri në 8 ton prodhim, me një çmim prej 4.5 eurosh për kilogram.
Gjatë viteve në vijim 32-vjeçari kërkon që të marrë edhe nënprodukte të kërmillit. Puna në këto parcela sapo ka nisur, ndërsa Ervini sheh të mundur edhe krijimin e një kompanie.
Rritja e kërmillit ka nisur të zgjerohet në shumë zona të vendit. I gjithë prodhimi eksportohet. Fermerë si Ervini arritën të shesin jashtë vendit në këto 9 muaj, të 90 ton kërmijtë, me një vlerë gati një milionë euro. Destinacioni kryesor i këtij produkti është Bosnja me 54.4 %, por edhe Greqia, Serbia, Rumania dhe Italia.
Top Channel