Arbitrat e futbollit duket se e kanë marrë më lehtë sesa duhet këtë sezon të ri futbollistik.

Kur po mbaron faza e parë e tij, në një nga testet e ndërmjetme fizike që i është bërë, të gjithë gjyqtarët kryesorë kanë mbetur në klasë. Asnjëri nga 40 gjyqtarët që morën pjesë në këto kontrolle fizike nuk ka mundur të kapë normat e testimit UEFA të quajtur “Jo Jo”, duke treguar një gjendje jo të mirë të tyre nga këndvështrimi fizik.

Ndonëse këto nuk janë teste që përcaktojnë vazhdimësinë e pjesëmarrjes së tyre në këtë sezon, mbeten aq të rëndësishme sa është vendosur që të përsëriten ditën e enjte.

Nëse do të ishte një test kualifikues si ai i fillimit të sezonit në muajin gusht apo i janarit, atëherë nga kjo fundjavë që vjen asnjëri nga gjyqtarët nuk do të gjykonte dot, duke rrezikuar javën e të gjitha kategorive të futbollit shqiptar, në bazë të rregullores.

Testi “Jo Jo” është një ndër më të vështirët në aspektin fizik të UEFA-s dhe i bëhet kryesisht gjyqtarëve ndërkombëtarë nga vetë UEFA, ndërkohë që edhe sektori i gjykimit në vendin tonë ka vendosur të zhvillojë këto teste për të parë gjendjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA