Brazili ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në miqësoren e luksit me Argjentinën, falë një goli të shënuar në minutat shtesë.

Në një sfidë të zhvilluar në Jeedah të Arabisë Saudite, brazilianët e Tites kontrolluan sfidën gjatë gjithë 90 minutave, por nuk ishin të saktë në finalizim.

Nga ana tjetër, Argjentina vuajti shumë në ndërtimin e aksioneve sulmuese, teksa u ndje mungesa e lojtarëve me peshë në mesin e fushës.

Kur pritej që fituesin e “Superclassicos” ta vendosnin penalltitë, Neymar ekzekutoi saktë një gopditje nga këndi, duke gjetur në zonë qendërmbrojtësin e Interit, Joao Miranda, i cili kërkceu bukur dhe dërgoi topin në rrjetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA