Arda Turan është futur në telashe të mëdha. Mesfushori turk në pronësi të Barcelonës, por i huazuar tek Basaksehir, ende nuk ka debutuar, pasi është penalizur me 16 javë, një dënim që më pas iu ul në 10 javë pasi shtyu një nga gjyqtarët anësorë.
Veç kësaj, ai tashmë rrezikon deri në 12 vite burg për një sherr masiv që është zhvilluar në një lokal në Stamboll, në të cilin i ka thyer hundën një këngëtari të njohur, Berkai, duke e kërcënuar edhe me një pistoletë më pas.
Gjithçka duket se ka filluar pasi futbollisti i ka ngacmuar bashkëshorten këngëtarit Berkai, për këtë arsye akuza ndaj tij është akte dhune, armëmbajtje pa leje dhe ngacmim seksual. Akuza që, sipas legjislacionit turk, dënohen deri në 12 vite burg.
Top Channel