Ardian Mema bëri deklaratën e tij të parë si trajner i skuadrës së Tiranës. I ardhur nga Flamurtari, por një element i formuar tek kjo skuadër, tekniku i bardhebluve që zëvendësoi në pankinën e kësaj skuadre, e pranoi skepticizmin e shfaqur prej tij përpara se të merrte këtë detyrë dhe tani do t’i duhet të nxjerrë skuadrën e tij nga situata e vështirë.

“Tirana është klub i madh dhe unë kam dalë nga ky klub. Me thënë të drejtën e prita pak me skepticizëm për shkak se situata që po kalonte nuk ishte fort e këndshme. Të them të drejtën është shumë kalendar i vështirë. Duhet të fus frymën e grupit për t’iu rikthyer rezultateve të mira. Shpresoj që ekipi të jetë në një atmosferë më të mirë se periudha që po kalon”, u shpreh Ardian Mema, trajner i Tiranës.

Ironia e fatit do që Ardian Mema të nisë aventurën e tij në stolin e 24 herë kampionëve të vendit me ndeshjen e Vlorës, pikërisht ndaj Flamurtarit të Ilir Dajës të cilin ai e vlerëson në maksimum.

“Flamurtari është një ekip i mirë, sepse ka trajner Ilir Dajën. Unë kam punuar gjatë me të, është trajneri më i mirë në Shqipëri. I përgatit mirë ndeshjet. Unë e njoh gjendjen atje, dhe do e përgatis mirë këtë ndeshje. Ne nuk shkojmë të dorëzuar në Vlorë, shkojmë për rezultat pozitiv”, tha Ardian Mema.

Pas 8 javëve të para në Kategorinë Superiore, Tirana është në vendin e 7 në klasifikim me 8 pikë të grumbulluara me një bilanc 2 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA