Ish-modelja Kathryne Mayorga e riktheu Cristiano Ronaldon 9 vite prapa kur pak e akuzoi atë pak kohë më parë se ishte përdhunuar nga portugezi.

Lojtari i Juventusit po mundohet ta shmang sa më shumë këtë akuzë, duke u shprehur publikisht se 31-vjeçarja po synon të përfitojë nga imazhi i tij. Por së fundmi i është dashur të dërgojë në SHBA avokatin e tij për t’u marrë me këtë çështje.

Peter Christiansen do të përballet me akuzat ndaj klientit të tij në Las Vegas.

“Correio de Manha”, Gazeta portugeze intervistoi pak ditë më parë avokatin e Ronaldos, i cili u shpreh se dokumentet janë manipuluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA