Policia e Krujës ka arrestuar 9 shtetas, të akuzuar për ndotje të mjedisit, pasi gjatë prodhimit të gëlqeres, në mënyrë të përsëritur përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e banorëve të zonës.

Gjatë operacionit policor që pa t’u viheshin pranga shtetasve Lulian Agiçi, 38 vjeç; Mirgen Sheta, 37 vjeç; Atdhe Sula, 43 vjeç; Ilir Sula, 34 vjeç; Bajram Sula, 64 vjeç; Liradin Kraja, 61 vjeç; Fatmir Shullazi, 47 vjeç; Ilir Babasi, 48 vjeç; si dhe Dalip Islamaj, 49 vjeç; që të gjithë banues në Krujë; u sekuestrua edhe një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.

Mbetjet e fasonerisë, por edhe plastikë e rrezikshme, do të përdoreshin për djegie në furrat në pronësi të shtetasit Ilir Babasi. Për shtetasit e mësipërm, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Krujës ka marrë materialet në dorëzim për veprën penale të “ndotjes së ajrit” të kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA