Foto ilustruese

E marta do të jetë dita e Superklasikes së Amerikës së Jugut, sfidës mes Brazilit dhe Argjentinës. Skuadra bardhekaltër gjendet tashmë në Arabinë Saudite, duke u përgatitur për këtë ndeshje miqësore me rivalët brazilianë.

Argjentina vjen në këtë përballje pas fitores 4-0 të arritur në sfidën me Irakun dhe trajneri Lionel Scaloni u dha mundësinë futbollistëve të tij që të pushojnë në prag të kësaj supersfide.

Padyshim, mungesa më e madhe e Argjentinës për ndeshjen ndaj Brazilit është ajo e kapitenit Lionel Messi. Sulmuesi 31-vjeçar vazhdon të mos i bashkohet skuadrës bardhekaltër, që pas përfundimit të Botërorit të Rusisë.

Keqardhja për këtë është e madhe, gjë që e ka shprehur edhe vet sulmuesi brazilian Neymar.

Ai që pritet të jetë titullar në këtë superndeshje është pikërisht Mauro Icardi, që nuk u aktivizua ndaj Irakut. Sulmuesi i Interit u shfaq optimist në prag të sfidës mes Argjentinës dhe Brazilit. Icardi theksoi se është në formë optimale për këtë përballje, që nuk është asnjëherë miqësore, dhe se skuadra do të kërkojë të marrë një rezultat të rëndësishëm ndaj Brazilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA