Gati 2 milionë persona morën pjesë në kremtimet e asaj që njihet si Virgjëresha e Zapopanit në Guadalajara të Meksikës, të ndodhur në rajonin perëndimor Halisko, të prekur rendë nga dhuna e pasiguritë.

Por njerëzit e lanë mënjanë frikën kur erdhi fjala tek festa e rëndësishme. Banorët mendojnë se Virgjëresha e Zapopanit ka bërë shumë mrekulli, ndaj dhe figura e saj është shfaqur shpesh nëpër Kisha, shkolla e spitale të zonës.

Në karrige me rrota, me paterica apo pa këpuce, besimtarë nga e gjithë Meksika e përtej saj ndjekin statujën e kërkojnë ndihmë prej saj. Ashtu siç ka bërë në 284 vjet, virgjëresha udhëtoi ndërmjet katedrales së Guadalajarës dhe Zapopanit fqinje në eventin e njohur si “Romería”.

Këtë vit, dhuna brutale që ka goditur rajonin e Haliskos u shndërrua në pjesë të pavullnetshme të ceremonisë.

“Mjaft me keqtrajtimet, mjaft me vdekjet e padrejta, gjaku i atyre, jetët e të cilëve u rrëmbyen me dhunë thërret nga parajsa për hakmarrje”, u shpreh José Francisco Robles, kryepeshkop Guadalajarës.

Tradita e zhvendosjes se Virgjëreshës së Zapopanit lindi në vitin 1734, kur Guadalajara u pllakos nga përmbytjet dhe epidemitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA