Vitet e fundit, kombëtarja e Holandës vetëm i ka zhgënjyer tifozët e saj, por pas kaq shumë kohësh, tulipanët janë në delir pas vërshëllimës përfundimtare në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë.

Holanda arriti një fitore të pastër 3-0 ndaj Gjermanisë, duke u ndjerë edhe një herë tjetër një kombëtare e madhe, ndërsa Gjermania pas dështimit në Botëror vazhdon ende të vuajë.

Van Dijk, Depay e Wijnaldum, ishin autorët e 3 golave në këtë fitore të pastër të kombëtares holandeze, e cila i mungonte prej kohësh ndaj një kundërshtari të tillë.

Top Channel