Stina e re teatrore për Teatrin Kombëtar Eksperimental, me sloganin“Nëse asgjë nuk mund të na shpëtojë nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta” nis këtë të shtunë me shfaqjen “Oskari dhe tezja Rozë”.
“Mbështetet mbi veprën magjike të …. Oskari dhe tezja Rozë, ka në qendër një zonjë dhe një djalosh i cili vuan nga leukemia dhe është në prag të vdekjes. Askush nuk ja thotë dhe nuk e përgatit për këtë tragjedi të madhe që e pret, dhe papritur një zonjë që ai e quan Tezja Rozë me durim, falë përvojës e forcës së madhe e merr djaloshin e çon drejt ditës së fundit të jetës që kondicion me ditën e Krishtlindjeve, në një mënyrë që vdekja të bëhet sa më e lehtë për të”, u shpreh Kiço Londo.
Tezja Rozë vjen nën interpretimin e aktores së mirënjohur Roza Anagnosti, e cila këtë herë është gjendur mes aktorëve të rinj.
“Ka qenë një punë me të rinj, dhe kjo ka qenë një risi tjetër. Emocion i bukur, me përgjegjësi të madhe sepse a do e kemi gjetur atë çelsin e duhur? A do krijohet ai impakt? A ke gjetur dramën dhe autorin e duhur për t’i dalë publikut? Dhe mu gjithmonë më duket vetja një nxënëse që jap provim për herë të parë”, thotë Roza Anagnosti.
Në rolin e djaloshit Oskar, është aktori Franc Bregu, një rol i parë për të në dimensione të tilla.
“Së pari jam falenderues ndaj besimit që TK Eksperimental më ka dhënë për të realizuar rolin tim të parë në këto dimensione. Është një projekt shumë i veçantë, uroj dhe shpresoj që edhe unë Oskarin ta çoj deri në fund ashtu siç duhet”, shprehet Franc Bregu.
Top Channel