Një numër i madh biznesesh me profil të lartë dhe grupe mediatike janë tërhequr nga një samit i rëndësishëm në Arabinë Saudite si një reagim për zhdukjen dhe frikën e një vrasjeje shtetërore të gazetarit Jamal Khashoggi.
Samiti “Future Investment Initiative” hap siparin më 23 tetor, ku do të marrin pjesë njerëz të rëndësishëm të botës së biznesit përfshirë drejtuesin e Uber, Dara Khosrowshahi, i cili ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim nëse qeveria saudite nuk del me një shpjegim bindës për zhdukjen e gazetarit të Washington Post.
Gjithashtu edhe drejtuesi i konglomeratit mediatik Viacom Inc, Bob Bakish, dhe multimilioneri Steve Case, një nga themeluesit e AOL, gjithashtu kanë deklaruar se nuk do të shkojnë Riyadh.
Top Channel