“Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën, surpriza këtë të shtunë

12/10/2018 15:41

Politikanë, përfaqësues të sportit dhe këngëtarë do të jenë pjesë e spektaklit ”Shiko Kush Luan” të Luana Vjollcës, këtë të shtunë në Top Channel.

Përveç dy kapitenëve të çdo jave, Florjan Binaj e Adi Pojana, në studio do të përballen me lojrat këtë të shtunë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli dhe këngëtaret Jonida Maliqi e Era Rusi.

Ndërsa i ftuar special i mbrëmjes do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka për një intervistë 180 sekonda me moderatoren dhe autoren e emisionit.

“Shiko kush luan”, mbledh çdo të shtunë përfaqësues të medias, politikës, publicistikës, imazhe influencuese të shoqërisë sonë dhe padyshim zërat e artë të vendit, përfshirë dhe orkestrën e Top Channel dhe këngëtares FiFi. 

Top Channel