Më shumë se 70 mijë studentë në të gjithë Italinë janë revoltuar sot kundër politikave të qeverisë për kostot ekonomike të studimit.
Protestat kanë denoncuar gjithashtu mungesën e burimeve dhe masave konkrete për të luftuar pasigurinë në tregun e punës. Në Torino shumë studente kanë djegur manikinë që përfaqësojnë Matteo Salvinin dhe Luigi Di Maion.
Protesta nga studentet e Romës nisi më thirrjen “Kush ka frike te ndryshoje? Ne jo!” Manifestimi i protestës u përqendruar përpara Ministrisë së Arsimit. Sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve në shesh ka qenë 5000 studentë! Një mur i ndërtuar me kuti kartoni mbi të cilat ishin vendosur fotografi të ministrave të qeverisë u shkallmua agresivisht nga studentët e Romës. Ndërsa në Napoli protesta nisi në sheshin Garibaldi, ku studentë dhe emigrantë bashkë mbanin në duar tabela ku shkruhej: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”! Manifestuesit, të shoqëruar nga forcat e policisë e përqendruan protestën e tyre në institucionin e prefekturës.
“Të gjithë flasin për ne, por askush nuk flet me ne”, ishte slogani që përdoren studentët protestues në Bari. Ndërsa në Palermo slogani kryesor ishte: Nëse qeveria nuk ka frikë të ndryshojë, ta demostrojë duke investuar në arsim!
Top Channel