Dy skafistë shqiptarë janë arrestuar gjatë natës në Bari të Italisë, pasi u ndoqën dhe iu sekuestruan 294 kg marijuanë e 16 kg hashash në bordin e një gomoneje, nga efektivët e “Guardia di Finanza”-s.

Operacioni është zhvilluar në ujërat e Adriatikut pranë Salentos, në lokalitetin “Le Cesine” të komunës Vernole, ku efektivë të “Guardia di Finanza”-s kishin pikasur një gomone me një “ngarkesë” të pazakontë të fshehur nën një copë.

Drejtuesit e tij, me të parë forcat detare t’u afroheshin kanë tentuar të arratiseshin me shpejtësi, për ta braktisur më pas skafin me drogë dhe të zhdukeshin në shkurret përreth. Kërkimet për ta përfunduan me sukses, duke u arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gomonia e përdorur për trafik të paligjshëm është sekuestruar së bashku me drogën, që nëse do të hidhej në treg do të kapte një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh.

Prej fillimit të vitit, operacionet kundër trafikut të lëndëve narkotike që tentohet të bëhet përmes detit drejt brigjeve puljeze ka sjellë sekuestrimin e mbi 17 tonë marijuane, 18 ngarkesave dhe arrestimin e 42 personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA