Një pikë që nuk mjafton për dardanët, Kosova ndalet nga Izraeli dhe tani luan gjithçka për gjithçka në Dublin
“Elseid Hysaj ishte shumë pranë kalimit tek Chelsea ku do të ndiqte ish-trajnerin Maurizio Sarri dhe Jorginho nëse nuk do të ishte për një pikë të kontratës”, ka deklaruar agjenti i tij.
Duke folur për radio “Kiss Kiss Napoli”, Mario Giuffredi theksoi se Hysaj do i ishte bashkuar klubit londinez këtë sezon nëse nuk do të ishte për një klauzolë në kontratën e tij, pikë të cilën ai nuk jep specifikime.
Ka qenë agjenti i lojtarit, ai që i ka dalë në mbrojtje legjionarit kuqezi pas kritikave më të fundit për paraqitjen jo të duhur me Napolin këtë sezon.
“Njerëzit harrojnë se ai ishte një nga 2-3 më të mirët në Evropë sezonin e kaluar për rolin e tij. Pastaj duhen vetëm 2-3 ndeshje që ai të bëhet i paftë”, u shpreh Giuffredi duke ironizuar me kritikuesit.
Top Channel