Punëtorët e Bashkisë së Matit kishin 4 ditë që punonin në fshatin Shëlli për hapjen e rrugës. Një ditë pas masakrës me 3 viktima dhe një të plagosur, banorët e fshatit shprehen të traumatizuar për ngjarjen e rëndë.
Fatos Karrosi është në të vërtet kryeplaku i fshatit Shëlli. Ai është personi që ndaloi autorin e masakrës, Kujtim Koxha, të linte pas ndoshta një bilanc më të tragjikshëm sesa ai i Selenicës në muajin gusht.
Në momentin e ngjarjes, Fatosi ndodhej në lokalin e vogël të të vëllait dhe po iu shërbente ushqim punëtorëve të bashkisë. Përvëç 11 punonjësve, në lokal ndodhej edhe djali i tij, si dhe disa banorë të fshatit.
“Autori nuk ka hyrë në lokal, ka futur vetëm tytën e kallashit 20 cm. Qëlloi 4-5 herë, dëgjova fjalë na vranë, ia kapa tytën dhe u përlesha me të. E kam goditur, e shtriva në tokë, ndërkohë që ai vazhdonte qëllonte. Thoshte vazhdimisht do iu vras të gjithëve, nuk di çfarë të them, terrorizëm”, tha Fatos Karrosi, kryeplak i fshatit Shëlli.
Edhe banorë të tjerë të fshatit mohojnë që ngjarja e rëndë të ketë pasur si motiv konfliktin e autorit me punëtorët për hapjen e rrugës deri në banesën e tij. Sipas tyre, Kujtim Goxha, kryetar i Partisë Socialiste të zonës, ka qenë i pirë dhe njihet si tip problematik. Madje, sipas tyre, ai është shoqëruar edhe në polici disa herë.
Shoferi i fadromës, Mentor Hoxha, 36 vjeç; shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj, 49 vjeç; si dhe banori i fshatit Hamit Buci, 43 vjeç, humbën jetën nga plumbat e Kujtim Koxhës, i cili erdhi në befasi nga pas lokalit. Ndëkohë, i plagosur në spital vijon të jetë banori tjetër i fshatit, Astrit Hani.
Top Channel