Një shqiptar foli në emër të të gjitha partive të majta evropiane në Strasburg për të mbrojtur rezolutën e Polonisë kudër Rusisë mbi aksidentin ajror në Smolenks, ku vdiq Presidenti polak Lech Kaczynski.
Bëhet fjalë për Ervin Bushatin, i cili në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës mbështeti Rezolutën për Avionin Presidencial Polak, që u rrëzua në 10 Prill 2010.
“Rusia duhet të kthejë mbetjet dhe materialet nga aeroporti Smolensk ku ndodhi nje tragjedi njerëzore me 96 viktima, mes tyre Presidenti Lech Kaczyński.
10 vite pas kësaj ngjarje tragjike që eleminoi një pjesë të rëndësishme të elitës polake, populli Polak ka të drejtën njerëzore të kërkojë gjithë materialet e provës dhe mbetjet e avionit TU – 154M të Forcës Ajrore të Polonisë”, u shpreh Bushati.
Top Channel