Kabsa është një familje gatimesh me oriz dhe fruta të thata, që njihet ndryshe edhe si gatimi kombëtar i Arabisë Saudite.

Ky gatim është gjithashtu tejet i përdorur në vendet si Siria, Katari, Omani, Emiratet e Bashkuara dhe Kuvajti. Në disa shtete Arabe apo vendete Gulf ky gatim njihet gjithashtu si Makbus.

Kabsa përbëhet nga orizi (kokërrgjatë, i tipit basmati) dhe një përzierje erëzash dhe frutash të thata. Erëzat që përdoren janë përgjegjëse për shijen e Kabsas por ato më kryesoret janë: piperi i zi, hudhra, cardamom (kakule, xinxefile), shafran, kanelle, black lime(lime e tharë), dafinë dhe arrë moskat.

Mishi është përbërësi tjetër kryesor, ai mund të jetë pulë, qingji, dhie,viçi, deveje, peshku ose karkaleca deti. Zakonisht përdoret një pulë e plotë bashkë me orizin dhe i shtohen fruta të thata si bajame, stika pishe, kikirikë, qepë dhe rrush i thatë.

Mishi për Kabsan mund të gatuhet në disa mëyra të ndryshme dhe ajo më e njohur është MANDI një traditë me origjinë nga Jemeni ku mishi piqet në një vrimë, gropë të thellë në tokë (forme pusi) që mbulohet ndërsa mishi piqet. Mat’hbi quhet pjekja e mishit në gurë të sheshtë dhe Madghut është gatimi në tenxhere presioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA