Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet ka deklaruar se Karim Benzema është e vështirë që të kthehet të luajë për “Gjelat”.
Karim Benzema nuk grumbullohet nga Franca që nga viti 2015, kur u bë publik skandali seksual i Mathieu Valbuena, në të cilin ishte i përfshirë sulmuesi i Realit.
Tani, Le Graet ka shuar çdo shpresë për numrin 9 të madrilenëve: “Nuk kam asgjë kundër Karimit, gjithmonë është sjellë mirë në skuadër, por mendoj se koha e tij në kombëtare ka përfunduar”.
Kjo deklaratë duket se nuk e ka shqetësuar aspak Benzemanë, i cili në Tëitter është përgjigjur shumë ftohtë: “Zoti Le Graet, ju kërkoj që të më harroni dhe të më lini të qetë. Franca është kampione bote dhe kjo është e rëndësishme, të tjerat janë budallallëqe. Falemnderit”.
Top Channel